Conference League në RTSH: Drita bie në fushën e Rayo Vallecano, por siguron zonën play-off

Drita bie në fushën e Rayo Vallecano, një humbje 0-3, që është e dyta radhazi(3-0 u mund dhe në “Fadil Vokrri” nga AZ Alkmar javën e kaluar), por mbetet në fazën play off të Conference League.
Në sfidën që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, spanjollët arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 33-të me anë të Lejeune, 1-0 që është dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Gumbau 66′ e më pas Alfonso Espino 83′ kompletuan fitoren 3-0 duke i dhënë skuadrës së tyre një kualifikim direkt për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Ndërkohë, Drita me 8 pikët e grumbulluara mbetet në zonën e play off, vendi i 20-të në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




