Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Botë | 11 muaj më parë

Tre ushtarë me uniforma të ushtrisë ruse raportohet se kaluan kufirin rus në Estoni, një shtet anëtar i NATO-s. Gazeta gjermane Bild raportoi për këtë, duke publikuar gjithashtu këtë video dhe duke cituar Ministrinë e Jashtme në Talin.

Ministria e Jashtme e Estonisë thirri menjëherë të ngarkuarin me punë rus për shpjegime. Ngjarja u raportua nga disa gazeta, përfshirë dhe nga Anton Gerashenko, këshilltar dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Ukrainë. Ushtarët thuhet se qëndruan në tokën estoneze për rreth njëzet minuta dhe më pas u kthyen prapa.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme