Divjaka festive, koncert çdo natë deri në ndërrimin e viteve
Divjaka është shndërruar në një qytet festiv këtë fund dhjetori, ku çdo natë deri në ndërrimin e viteve sheshi qendror gjallërohet nga koncerte, muzikë dhe valle, duke krijuar një atmosferë magjike për banorët dhe turistët. Bashkia Divjakë ka organizuar dy javë radhazi festa, ku qytetarët mblidhen deri në mesnatë përreth dekorit festiv, nën tingujt e muzikës, zjarreve të ndezura, duke shijuar ushqime dhe pije tradicionale.
“Ka atmosferë festive, gjithçka është bërë shumë bukur”, deklaroi një qytetar.
“Jam prej shumë vitesh në Greqi sot erdha, kënaqem kur shikoj Divjakën kështu, shumë bukur”, tha një tjetër qytetar.
Me drita shumëngjyrëshe dhe shtëpiza prej druri, Divjaka në dhjetorin festiv ka tërhequr edhe emigrantët, duke u veshur si asnjëherë më parë me gjallëri dhe atmosferë feste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




