Shpërndarja e bonusit për fundvit, Balla: Mbështetje e merituar për mbi 700 mijë pensionistë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët po vijojnë të të gjithë vendin, ndërsa prej saj përfitojnë mbi 700 mijë pensionistë. Gjatë një vizite solidariteti dhe shpërndarje të mesazheve festive, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar me Drejtuesen Politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, u shprehën se ky bonus është një mbështetje më se e merituar për pensionistët.

Ata zhvilluan një vizitë në familjen Shkurti në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit.

Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për pensionistët.

Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkimit shoqëror, duke nënvizuar se pensionistët do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme