Bilanci i vrasjeve në 2025, nga 39 vrasje të regjistruara, 8 mbeten ende pa autorë të arrestuar

Aktualitet | 11 muaj më parë

Gjatë vitit 2025, Shqipëria është përballur me 39 vrasje të regjistruara në periudhën 1 janar – 30 nëntor, ndërsa në 8 prej tyre autorët vijojnë të mbeten të paidentifikuar ose të pa arrestuar. Këto ngjarje janë shpërndarë në disa qytete të vendit, me një përqendrim të ndjeshëm në Shkodër dhe Lezhë, zona që shënojnë numrin më të lartë të vrasjeve të pazbardhura.

Rasti i parë u shënua më 27 shkurt në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë autor për këtë ngjarje. Seria e vrasjeve pa autorë të arrestuar vijoi më 17 prill në Lezhë, ku humbi jetën Gjovalin Prendi. Po në të njëjtin qark, më 1 qershor, u vra edhe Pjetër Kaza, duke shtuar numrin e rasteve që mbeten pa persona të ndaluar.

Më 4 gusht, në Vau të Dejës, u regjistrua vrasja e Frrok Lleshajt, ndërsa edhe në këtë rast nuk ka asnjë të arrestuar. Ndërkohë, më 4 shtator, Shkodra u përfshi sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale e cila vijon te mbetet pa autor, ku u vra Kristjan Kola.

Në vjeshtën e vitit 2025, Lezha regjistroi vrasjen e tretë pa autorë të arrestuar, më 3 tetor, ku u vra Gjergj Tusha. Vetëm një ditë më pas, më 4 tetor në Sarandë, u vra Isuf Jacaj, ndërsa edhe për këtë ngjarje nuk është vënë në pranga asnjë person.

Rasti më i fundit ndodhi më 11 nëntor në Rinas, ku u vranë dy persona, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri. Edhe në këtë ngjarje të rëndë, deri tani nuk ka autorë të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Edhe pse për të gjitha vrasjet e regjistruara gjatë vitit 2025 grupet hetimore kanë sekuestruar kamera sigurie dhe kanë marrë në pyetje persona që mund të kishin dijeni për ngjarjet, hetimet nuk kanë dhënë rezultat, pasi autorët vijojnë të mbeten të lirë.

Vrasje pa autorë të arrestuar – 2025

27 shkurt – Shkodër

Viktima: Pavlin Preka

17 prill – Lezhë

Viktima: Gjovalin Prendi

1 qershor – Lezhë

Viktima: Pjetër Kaza

4 gusht – Vau i Dejës

Viktima: Frrok Lleshaj

4 shtator – Shkodër

Viktima: Kristjan Kola

3 tetor – Lezhë

Viktima: Gjergj Tusha

4 tetor – Sarandë

Viktima: Isuf Jacaj

11 nëntor – Rinas

Viktimat: Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme