Tommy Cash i papërsëritshëm në skenën e Fest 64, ngre në këmbë publikun me performancën energjike

Kulturë | 11 muaj më parë

Artistit estonez Tommy Cash ka ndezur skenën e Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke sjellë një performancë elektrizuese dhe plot energji.

Artisti provokues i Eurovision 2025, i cili mori vendin e tretë, interpretoi hitin e tij viral “Espresso Macchiato”, ndërsa publiku iu bashkua këngës me entuziazëm. Ai interpretoi gjithashtu “Okej” dhe “Uns Uns”, duke bërë që pjesëmarrësit të ngriten në këmbë dhe të kërcenin me ritmin e muzikës.

Tommy Cash është i njohur për stilin e tij eksperimental dhe qasjen provokuese ndaj muzikës, ku kombinon humor satirik dhe mesazhe të thella në tekstet e tij.

Performanca në skenën e Fest 64 tregoi energjinë e jashtëzakonshme që e karakterizon, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme për publikun shqiptar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme