E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa zona.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mjegullat do të jenë të pranishme gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, ndërsa në brigjet detare pritet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




