Post Fest 64- Tekstshkruesja Desara Gjini rrëfen si lindi kënga fituese “Nan”

Kulturë | 11 muaj më parë

Festivali i 64-të i Këngës në RTSH u mbyll me triumfin e këngës “Nan”, një krijim që preku publikun me emocionin e tij të thellë. Tekstruesja Desara Gjini ndau historinë e lindjes së kësaj kënge, duke e përshkruar si një përjetim personal të lidhur ngushtë me kujtimet e familjes.

“Unë jam nga një fshat i vogël në Lezhë dhe të gjithë të afërmve jetojnë jashtë. Teksti ka dalë shumë natyrshëm. Ishte një ditë nga fundi i gushtit… disa nga të afërmit ishin larguar dhe disa do largoheshin në vijim. Më doli si ëndërr ‘mirupafshim nan’. Më kujtohet nana që ishte çdo herë te dera dhe kam hapur telefonin e kam shkruar. Të nesërmen kur ja tregova Alis, ai u ul fillimisht në kitarë dhe më pas në piano dhe doli muzika. Kështu ka nisur kënga. Ishte thjesht një përjetim i shumë viteve,” tha Gjini.

Kënga “Nan” u shndërrua në një mesazh universal për mallin, ndarjen dhe dashurinë e pashtershme për nënën, duke fituar zemrat e publikut dhe jurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme