Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Policinë e Kosovës, ku nga afër ka përcjellë testimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore përmes njësive të specializuara të dronëve dhe antidronëve.
Kurti bëri të ditur se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, e cila përfshin si komponentë kyç njësitë dron dhe antidron.
Testimi i këtyre kapaciteteve u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe u bazua, sipas tij, në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.
“Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, zhvillimi i këtyre kapaciteteve paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe modernizimit të Policisë së Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




