I akuzuar për pengmarrje, kapet në Rinas 36-vjeçari nga Durrësi, po tentonte largohej nga Shqipëria

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në Rinas pasi ishte në kërkim për rrëmbimin dhe dhunimin e një personi në muajin korrik të këtij vit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar.
36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




