Milani fiksohet me tregun anglez, Tare kërkon edhe një mbrojtës nga Premier League

Trajneri Allegri kërkon një lojtar për të sistemuar repartin e prapavijës, ku mungojnë alternativat. Kontakte me Chelsea dhe Liverpool.
Milani nuk ka nevojë vetëm për një sulmues, edhe pse për trajnerin Allegri do të luanin gjithmonë Leao dhe Pulisic. Trajneri këmbëngul për një mbrojtës qendre, duke parë që, siç tregoi edhe ndeshja e Superkupës me Napolin, kur mungon një titullar, ai bëhet me dhimbje koke. Në shënjestër janë Disasi dhe Joe Gomez.

Tregu anglez duket se i tërheq shumë kuqezinjtë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, emri i Axel Disasi ka fituar më shumë kuota si përforcim i mundshëm i Milanit në janar. Francezi i Chelsea është propozuar nga agjenti i tij te Milani. Disasi do të lërë Londrën në janar, sepse nuk do të presë më shumë që Maresca t’i japë një shans. Në këtë situatë, agjenti po ushtron presion te Chelsea për një huazim gratis, një formulë që Milani e pelqen.
Alternativa tjetër vjen sërish nga Premier League: Joe Gomez i Liverpool. Igli Tare është kthyer te pista që u sfumua në verë ditën e fundit të merkatos, pasi Liverpool nuk arriti të merrte Guehinga Crystal Palace. Në verë Gomez kishte dhënë “ok”-in për kalimin te Milani, tani mbetet të shihet vullneti i klubit anglez dhe formula e blerjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



