Asnjë tolerim për Krishtlindje te Manchester City, kush vjen mbi peshë nuk luan

Periudha e festave po afrohet, por Premier League nuk bën kurrë pushime. Më 27 dhjetor do të ketë sërish ndeshje dhe trajnerët janë pak të shqetësuar se ndoshta ndonjë lojtar e tepron pak në tavolinë për Krishtlindje.
I pari është si gjithmonë, Pep Guardiola, trajneri spanjoll i Manchester City. Ai ua ka bërë të qartë të tijve se nuk do të tolerojë aspak, nëse dikush shton ndonjë kilogram. “I kam peshuar të gjithë lojtarët e skuadrës sonës. Më 25 do t’i peshoj përsëri dhe do të shohim se sa kilogramë mund të kenë shtuar këto tri ditë pushimi.

Nuk po them se nuk duhet të hanë gjatë festave, por duhet t’i kontrolloj. Nëse e ekzagjerojnë gjatë pauzës së Krishtlindjeve, do t’i lë jashtë ndeshjes kundër Nottingham Forest. Imagjinoni një futbollist, sot perfekt, pastaj kthehet me 3 kilogramë më shumë”, – ka thënë trajneri i Manchester City.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



