Protesta e PD-së, Balla: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!

Politikë | 10 muaj më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar këtë të hënë (22 dhjetor) para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar një foto nga momentet e tensionit gjatë protestës, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha, Balla shkruan: “Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”

Reagimi i Ballës vjen pas tubimit të opozitës, i cili u shoqërua me momente tensionesh, ku protestuesit tentuan të çanin edhe kordonin e policisë. Kryedemokrati Berisha deklaroi se opozita do të vijojë aksionin për largimin e kryeministrit Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme