Autobusë të braktisur shkrumbohen nga zjarri në Durrës, zjarrfikësit në vendngjarje
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar disa mjete të vjetra të parkuara.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për autobusë të braktisur, të cilët ishin rreshtuar pranë njëri-tjetrit, gjë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve nga një automjet tek tjetri.
Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Rinia” gjatë mesditës së sotme.
Sipas gazetares të RTSH-së, Aleks Kalemasi raporton se , forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja u vështirësua për shkak të terrenit të pakalueshëm, pasi toka përreth ishte e mbuluar me ujë, duke e bërë të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë autobusëve të përpirë nga flakët.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces, ndërsa autoritetet lokale po punojnë që situata të jetë në kontroll.
Njoftimi i Policisë / Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




