“Akoma s’e di çfarë ka bërë Veliaj”, Rama: Tirana nuk ka luksin për të pasur kryetarin në burg

Kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin dhe paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar si një rast tipik që pasqyron problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Rama tha se ende nuk është në dijeni të akuzave konkrete ndaj Veliajt dhe se ky rast ngre shqetësime për mënyrën se si administrohen çështjet e drejtësisë, siç janë ato të paraburgimit pa gjyq.
Kryeministri Rama e konsideroi këtë si një çështje serioze për drejtësinë, duke theksuar se, nëse Veliaj do të dalë i pafajshëm, askush nuk mund ta kompensojë periudhën e humbur.
“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet? Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuse tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




