Ministria e Kulturës investon për rijetësimin e kinemave në vend, 1.4 milionë euro për teknologji dhe ambiente të reja

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në Shqipëri gjatë vitit 2026. Lajmi u bë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku.

Sipas Gonxhes, rreth shtatë salla kinemaje në mbarë vendin do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe përmirësimi i ambienteve, duke u kthyer në hapësira më tërheqëse dhe komode për shikuesit. Ky investim synon të nxisë pjesëmarrjen e publikut në artin e filmit dhe të sjellë kinemanë më pranë komuniteteve lokale.

“Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milion euro për ri-jetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026!

Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku në çdo cep të vendit.

Rreth 7 salla kinemaje  do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit.

Kjo iniciativë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës”, shkruan Gonxhja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme