Instrumenti muzikor në UNESCO-Shkurtaj: Viti 2026 të shpallet “viti i Lahutës”

Kulturë | 10 muaj më parë

Regjisorja Rita Shkurtaj ka deklaruar se i është dërguar Ministrisë së Kulturës kërkesa për ta shpallur vitin 2026 si “viti i Lahutës”.

Duke folur në emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1, Shkurtaj tha se pas pranimit në UNESCO të instrumentit mjaft të njohur, tani i është bërë kërkesa për ta cilësuar vitin që vjen si ‘viti i Lahutës’.

Ajo tha se më tej se vlerat entokulturore, ato më të lashtat në kuptimin e folklorin burimor janë në alpet shqiptare dhe është diçka që nuk tjetërsohet.

“Entuziazmi i pranimit të lahutës në UNESCO ku më parë se sa në brigjet e Hotit, aty ku u pagëzua nga i madhi At Gjergj Fishta (Homeri i kombit shqiptar)  ishte e domosdoshme e para festë organizative në nder të lahutës s moçme shqiptare.

E para festë pas pranimit të lahutës në UNESCO sepse i parapriu Ministria e Kulturës, bëri organizimin e vet për t’i dhënë atë jehonën dhe entuziazmin festiv për pranimin e lahutës dhe një sukses më vete. Lahutën si instrument dikush tjetër e ka çuar në UNESCO si trashëgimi të vetën. Por ato vlerat entokulturore, më të lashtat në kuptimin e folklorin burimor janë në alpet shqiptare dhe është diçka që nuk tjetërsohet”, u shpreh Shkurtaj.

Regjisorja deklaroi më tej se lahuta ka mishëruar në artin e saj burimor mijëra vite që sot shqiptarët kanë mundësi t’i prekin nga afër për shkak të vetë lahutës.

“Te ky koncert që u bë në brigjet e Hotit atje ku at Gjergj Fishta ka shkruar ‘Lahutën e Malcisë’, u shfaqën një nga ato vlerat, ishte edhe ajo kërkesa që u bë në mënyrë anonime dhe i dërgohet Ministrisë së Kulturës, një kërkesë miqësore, shoqërore, vëllazërore dhe me të gjitha dimensionet që mund të ketë një trashëgimtar i lahutës, në mënyrë që 2026 të shpallet viti i lahutës.

Arti burimor në lahutë ka mishëruar mijëra vite që ne kemi mundësi t’i prekim me dorë. Kjo është një arritje e madhe që kanë bërë kreshnikët, që kanë bërë kullat e malësisë sepse nuk ka kullë pa lahutë.

Ato kanë shkuar bashkë dhe ndaj at Gjergj Fishta gjeti atë binomin e suksesshëm për ta pagëzuar me emrin ‘lahutë”, theksoi Shkurtaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme