Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe në prag të ndërrimit të viteve, Anuela Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin
Në prag të ndërrimit të viteve, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani shtroi drekë me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale. Ristani përcolli edhe një falënderim special për stafin mësimor për punën e bërë gjatë gjithë vitit. Ajo bëri edhe një apel për fëmijët për të qenë sa më shembullorë në sjellje, me urimin për një vit të ri sa më të bukur bashkë me familjarët e tyre.
“I urojmë të gjithë zyshave, gëzuar vitin e ri. Shumë faleminderit për punën tuaj. Pëveç zyshave, një falënderim special për të gjithë mamat që i shoqërojnë. Të gjithë ata të shtëpisë, që ju duan kaq shumë sa zyshat këtu dhe mezi presin që ju të kënaqeni këtu. Nëse ju kënaqeni këtu, dhe silleni mirë, dhe i doni njëri – tjetrin dhe zyshat, dhe ata janë shumë të lumtur. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëni për vit të ri. Unë dua që të gjithë të kaloni një vit të bukur. Gëzoni shumë me familjet tuaja”, tha në fjalën e saj Ristani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




