Një kartolinë nga Kori “Lira” – Koncerti tradicional i fundvitit solli atmosferë festive dhe repertor të përzgjedhur
Siç është bërë tashmë traditë, mbrëmjen e kaluar u mbajt koncerti i fundvitit nga kori “Lira”, i cili solli për publikun korçar një atmosferë festive përmes një repertori të përzgjedhur muzikor, duke e shndërruar koncertin në një “kartolinë” tingujsh për këtë fundvit.
“Koncerti zgjon pasuri emocionale për dëgjuesit dhe kujton nivelin artistik profesional të interpretimit”, u shpreh Pandi Bello, Dirigjent i Korit “Lira”.
“Këto këngë i këndojmë me gjithë shpirt sepse i do populli. Duartrokitjet e zjarrta të publikut na bëjnë ne ti këndojmë edhe më shumë”, tha Llazi Balashi, këngëtari i korit.
Publiku e priti koncertin me duartrokitje të gjata, duke vlerësuar nivelin artistik dhe emocionin që përcolli kori “Lira”.
Kori “Lira”, i vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, interpretoi këngë tradicionale, serenata, pjesë lirike dhe popullore, duke dëshmuar edhe një herë pasurinë e repertorit të tij me mbi 100 këngë.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




