Cagliari mbyll përpara kohe huazimin e Sherrit te Frosinone

Itali | 10 muaj më parë

Në pritje të startit zyrtar të sesionit dimëror të merkatos në Serie A klubi i Cagliari-t ka mundur që të sigurojë rikthimin e Alen Sherrit në ishull.

Siç dihej portieri shqiptar ishte huazuar te skuadra e Frosinone-s, por Cagliari po e rikthen pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Spezia-n për të shitur portierin e dytë, Radunovic.

Sherri ishte kthyer në një zgjedhje e dytë te Frosinone pasi aksidenti i pësuar në fushë në fillim të këtij sezoni e detyroi që të qëndronte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ai u rikthye i gatshëm për të luajtur vetëm një muaj më parë, por ndërkohë portieri i talentuar Lorenzo Palmisani i zuri vendin e titullarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme