Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për tragjedinë e rëndë ku 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një bar në Crans Montana, Zvicër natën e ndërrimit të viteve.
Ambasada ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa e konsideron atë si një prej tragjedive më të këqija që ka përjetuar vendi.
“Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.
Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.
U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.
Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre”, thuhet në reagim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



