Atmosferë festive në Korçë, vizitorët dhe turistët e shumtë shijojnë koncertet e para të janarit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Vizitorë dhe turistë të shumtë kanë mbushur qytetin e Korçës në këto ditë të para të Vitit të Ri. Atmosfera festive është pasuruar edhe me koncerte dhe evente të shumta në sheshet dhe rrugët kryesore. E tillë ka qenë edhe performanca e Vaskë Niço & Band në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku tingujt e serenatave krijuan një atmosferë festive, ashtu si mund të ndodhë vetëm në Korçë.

Qytetarët dhe vizitorët e kanë shijuar koncertin, duke u shprehur se këto ditë festive kanë qenë të mrekullueshme në Korçë. “Vijmë nga Tirana dhe në Korçë është shumë bukur.”

Gjatë ditëve të para të vitit 2026 do të vijojnë eventet dhe koncertet në zona të ndryshme të qytetit.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme