Incident me armë në Vlorë, dy të arrestuar pas një konflikti në lokal
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktin dhe njëri prej tyre mbante armë zjarri.
Si rezultat i ndërhyrjes u arrestuan shtetasit: A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, M. A., 25 vjeç, banues në Orikum
Gjatë konfliktit, shtetasi M. A. mori pistoletën nga A. H. dhe qëlloi një herë në ajër. Falë veprimit të shpejtë të patrullës, u neutralizuan dhe u kapën dy personat, si dhe u sekuestrua arma e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




