Benet Beci: Rihapet aksi Qafë Thore–Theth pas ndërhyrjes intensive në terren. Siguri e garantuar për drejtuesit e mjeteve

Aksi rrugor Qafë Thore–Theth, i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është tashmë i hapur për qarkullim.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, konfirmoi se zhbllokimi u arrit falë angazhimit të strukturave përgjegjëse dhe punës së pandërprerë në terren.
“Qarkullimi vijon normalisht, ndërsa ndërhyrjet kanë garantuar siguri për drejtuesit e mjeteve. Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të vazhdueshëm, në varësi të kushteve të motit. Këshillohet lëvizje me kujdes dhe respektim i rregullave të sigurisë,” u shpreh Beci.
Më herët, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, njoftoi se nesër do të nisë ndërhyrja për hapjen e rrugës Kir–Shosh, e cila aktualisht është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së inertesh.
“Në vendin e quajtur Gështenja e Thaçit, në Njësinë Administrative Pult, pjesë e segmentit Kir–Shosh, është evidentuar rrëshqitje inertesh që ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit. Bashkia ka organizuar grupin e ndërhyrjes dhe do të nisë punën në terren për hapjen e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Beci.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që deri në përfundimin e punimeve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në këtë aks.
“Jemi në ndjekje të situatës dhe do të informojmë në vijim për çdo zhvillim,” përfundoi Beci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




