Statistikat/ Strakosha mes më të mirëve të Europës

Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar listën e portierëve që kanë ruajtur në më shumë ndeshje portën e paprekur në vitin 2025.
Janë marrë në konsideratë 15 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit, ndeshjen në të gjitha kompeticionet si dhe ndeshjet ndërkombëtare. Këtë renditje të veçantë e kryeson Trubin i Benfikës me 26 ndeshje pa pësuar gol në 61 sfida të zhvilluara. Më pas vijnë Donnarumma dhe Kobel.
Në vendin e 4-t në këtë renditje të veçantë është portieri i kombëtares shqiptare dhe AEK-ut të Athinës, Thomas Strakosha, që ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të luajtura gjatë vitit 2025.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




