Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Në bashkinë Tepelenë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (5 janar) janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme me një kalim.

Në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në vendin e quajtur Vreshtan, ka shkarje të dherave ku rrezikohen 4-5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe po shkon për pastrimin e inerteve dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të automjeteve. Gjithashtu në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka patur një ndërprerje 37 minuta të energjisë elektrike dhe aktualisht është pa energji elektrike njësia Qendër.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme