Merkato/ Anis Mehmeti “nxeh” merkaton, klubet e Premier League rivalizohen nga një i Ligue 1

Angli | 10 muaj më parë

Futbollisti shqiptar i Bristol City-t, Anis Mehmeti, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Bristol City dhe rregullorja e FIFA-s i lejon që të bisedojë zyrtarisht me skuadra të tjera, të cilat mund të jenë destinacionet e radhës të karrierës së tij.

24-vjeçari në Championship ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asist në 26 takime ndërsa forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier League. Sipas raportimeve të fundit nga Anglia interes për shërbimet e djaloshit të lindur në Londër ka shfaqur edhe një skuadër e Ligue 1 franceze.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme