Maduro në pranga, Arapi: Kina dhe Rusia, po shohin zonat e tyre të influencës
Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Florian Arapi ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke analizuar interesat e fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, ai theksoi se këto shtete po fokusohen në ruajtjen e zonave të tyre të influencës.
“Ka një interes, qoftë nga Kina, qoftë edhe nga Rusia. Interesi është që secili nga këto shtete të shikojë rreth vathës së vet ose rreth zonës së influencës së vet,” u shpreh Arapi.
Sipas tij, Rusia pretendon të ketë nën kontroll shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, gjë që u reflektua edhe me nisjen e luftës në Ukrainë. Ndërkohë, Kina nuk është ndarë asnjëherë nga pretendimet për Tajvanin.
“Rusia, zonë e influencës së vet pretendon të ketë shtete e ish-bashkimit Sovjetik dhe duke nisur luftën me Ukrainën, ndërsa Kina nuk është ndarë asnjëherë nga Tajvani. Po ta marrësh nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, ka shumë më tepër legjitimitet që Kina të ndërhyjë në Tajvan, sesa të ndërhyhet në një shtet tjetër sovran”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




