Fier, zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, në pranga Adiol Hada dhe një person tjetër

Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit, i zhvilluar pasditen e sotme në fshatin Suk të bashkisë Roskovec, është finalizuar me sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh narkotike.
Gazetarja e RTSH 24 raporton se, sipas burimeve policore, operacioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative. Fillimisht, blutë kanë ushtruar kontroll në një lokal në zonën e Sukut, ku kanë gjetur sasi lënde narkotike (doza të gatshme për shitje).
Gjetja e drogës ka bërë që policia të zgjerojë perimetrin e kontrollit, duke ushtruar “kontroll blic” në banesën e shtetasit Adiol Hada.
Arsenali në banesë
Gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpinë e Hadës, agjentët e policisë zbuluan një arsenal të vërtetë armatimi të fshehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri automatike (Kallashnikovë);
2 armë zjarri pistoleta;
2 granata dore;
Sasi lënde narkotike (e gjetur në lokal dhe banesë).
Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse armët e sekuestruara janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme apo nëse personat e arrestuar janë pjesë e ndonjë grupi kriminal në zonë.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




