Moti i keq- Kryebashkiakja e Vlorës: Prurjet e Vjosës arrijnë në 8.6 metra në Mifol, evakuohen 13familje në Novoselë
Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë detaje mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut dhe prurjet e larta të lumit Vjosë. Në një lidhje në emisionin “Trialog” në RTSH, ajo theksoi se situata më serioze është në bashkinë e Selenicës, ku në Mifol niveli i ujit ka arritur në 8.6 metra.
Ndërkohë, në qytetin e Vlorës gjatë ditës nuk janë shënuar problematika të mëdha, sipas kryebashkiakes, ndërsa shqetësimi kryesor ka qenë furtuna që ka krijuar vështirësi në lundrim.
Mersini bëri të ditur se 13 familje janë larguar nga Novosela për shkak të rrezikut nga prurjet e ujit, ndërsa gjashtë familje të tjera që ndodhen në një zonë risku janë njoftuar se në rast se situata arrin pikë kritike, do të evakuohen menjëherë.
“Situata më serioze është në bashkinë e Selenicës. Mifoli ka një prurje prej 8.6 metrash. ne presim një qetësim të situatës. l qyteti i Vlorës gjatë ditës nuk ka patur probleme, shqetësimi kryesor ka qenë furtuna që ka sjellë probleme në lundrim. 13 familje janë larguar nga Novosela dhe ka 6 familje të tjera që janë në një zonë risku dhe janë njoftuar që në momentin e parë që do ketë një pikë kritike, do të bëjmë evakuimin e tyre”, tha Mersini.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




