Euroliga në RTSH: Parisi fiton ndaj Efes në Stamboll

Paris ka rigjetur fitoren duke mundur Anadolu Efes në Stamboll me rezultatin 79-84 . Ndeshja ishte mjaft e ekulibruar ku asnjë prej skuadrave nuk arriti në avantazh dyshifrorë. Kjo ndeshje pati 20 ndryshime udheheqjesh mes skuadrave.
Takimi nisi me avantazhin e Efes, por në momentin që formacioni i pare u ul për rotacion, skuadra turke vuajti. Perioda e parë u mbyll me avantazhin e turqve, 21-19 ndërsa më pas për 5 minuta në periodën e dytë, Efes u fut në një lojë jo rezultative në sulm dhe Paris e kapërceu.
Në pjesën e parë ndikoi një numër i madh humbjesh topi nga Efes me 12 pasime të gabuara që Parisi i ktheu në kosha me kundërsulme. Pablo laso në intervistën pas pjesës së parë deklaroi se nëse do të ulim humbjet e topit do të kemi një mundësi në pjesën e dytë. E vërteta është që ky element nuk ndryshoi shumë dhe Efes e mbylli ndeshjen me 19 humbje topi.
Parisi vijoi me sulme të shpejta si dhe gjithsej gjatë takimit shënoi 12 trepikësha duke plotësuar planin normal të lojës së francezëve. Efes pasi provoi për shumë minuta me lojë një kundër një, në periodën e katërt nisi të luajë shpejt për t’iu pergjigjur ,e të mjëjtën mënyrë parisienëve.
Por në fund kur ishte momenti i duhur për të parakalaur, Osmani gabon dy herë në pasim, ndërsa Nadir Hifi ndëshkon me një trepikësh që rezultoi dhe koshi i fitores. Hifi e mbylli me 27 pikë edhe pse luajti i kufizuar në minuta për shkak të faullave.
Në fund Osmani do të shkaktonte dhe një faull që i dha mundësi Parisit me Roden të shenonin dy gjuajtje të lira dhe ta siguronin këtë fitore me 5 pikë diferencë. Me këtë humbje Efes zbret në vend të 18-të, ndërsa Parisi ngjitet në vend të 15-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




