Lagjia Sede në Përmet nën rrezik nga përroi i Leusës, evakuohen katër familje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Përmetit, ku përroi i Leusës ka sjellë vërshim ujërash dhe masive inertesh në lagjen Sede.
Situata ka rrezikuar sigurinë e banorëve, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencave civile të Bashkisë Përmet.
Emergjencave Civile të Bashkisë Përmet ndërhynë në zonë, ku u realizua evakuimi i katër familjeve, të cilat u sistemuan përkohësisht në ambiente të sigurta, duke u garantuar strehim dhe kushte bazë.
Autoritetet theksojnë se situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa strukturat përgjegjëse ndodhen në gatishmëri të plotë për menaxhimin e pasojave.
“Po punohet për normalizimin e gjendjes dhe marrjen e masave të nevojshme për të shmangur rreziqe të tjera,” u bë e ditur nga Bashkia Përmet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




