Policia e Shkodrës: Segmenti Bogë-Qafë Thore-Theth do jetë i bllokuar deri nesër në mëngjes, s’lejohet qarkullimi
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.
Sipas policisë, ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes dhe kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
“Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore”, theksohet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, policia ka bërë apel që drejtuesit e automjeteve të ndjekin shërbimet policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, si dhe telefonojnë në 112.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




