Ministri Salla në Mamurras: Evakuim i gjësë së gjallë, strukturat në terren për evidentimin e dëmeve për fermerët e prekur

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Mamurras, së bashku me Kryetaren e Bashkisë, Majlinda Cara, në një vizitë në një fermë, e cila mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë.
Si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit dhe problematikave të krijuara nga përmbytjet, është asistuar në evakuimin e tufës së bagëtive, e cila aktualisht është sistemuar në zonën e Fushë-Milotit, duke garantuar sigurinë e gjësë së gjallë dhe vijimësinë e aktivitetit blegtoral.
Ministri Andis Salla bëri me dije se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, ushqimin për kafshë dhe në bujqësi. Procesi i verifikimit po kryhet edhe për të gjithë fermerët e tjerë të prekur nga situata e krijuar.
Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim mbështetjen e fermerëve dhe vlerësimin e plotë të pasojave të reshjeve intensive në zonat e prekura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



