“Rendi i Ri” shfaqet në Fier – Shfaqja e Kiço Londos sjell një reflektim të fortë mbi demokracinë e brishtë
Shfaqja teatrore “Rendi i Ri”, me regji të Kiço Londos, u shfaq në teatrin “Bylis” në Fier, ku u mirëprit nga publiku. Spektatorët ndoqën interpretimin dinamik të katër aktorëve të rinj, në një skenografi të thjeshtë, ku në qendër qëndronin personazhet dhe dramat e tyre individuale.
“Një vepër e fortë sa psikologjike aq dhe fizike u përpoqa të komunikoj me publikun që të përcjellë shqetësimin e shoqërisë në kaos”, u shpreh Londo.
Historia fokusohet te tre njerëz të zakonshëm, të cilët, pasi kanë humbur gjithçka si pasojë e krizës financiare, vendosin të rrëmbejnë ish-ministren e Punës, njëkohësisht drejtoreshë e bankës më të madhe të vendit. Ajo shihet prej tyre si përgjegjëse për pushimet masive nga puna dhe sekuestrimet e banesave.
Shfaqja pritet të vijojë turin e saj në qytete të tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




