Plani i paqes në Gazë-Britania e Madhe ka mirëpritur kalimin në fazën e II

Botë | 10 muaj më parë

Ministri i Jashtëm britanik Yvette Cooper ka mirëpritur angazhimin për kalimin në fazën e dytë të planit të paqes në Gazë, duke përfshirë njoftimin për krijimin e një komiteti teknokratik palestinez për administrimin e Rripit të Gazës.

“Është kritike që të ndërtojmë momentum për të mbajtur armëpushimin, për të adresuar kushtet e rënda humanitare në Gazë me rritje të ndihmës, për të hequr kërcënimin nga Hamasi dhe për të ofruar paqe afatgjatë për izraelitët dhe palestinezët. Të gjitha palët duhet të përmbushin angazhimet e tyre sipas Planit të Paqes me 20 pika të Presidentit Trump”, u shpreh Cooper.

Ky qëndrim vjen pas njoftimit nga i dërguari special i SHBA-së Steve Ëitkoff më 14 janar se faza e dytë e planit të presidentit Trump ka filluar zyrtarisht.

Kjo fazë fokusohet në kalimin nga armëpushimi në demilitarizim, qeverisje teknokratike dhe rindërtim të Gazës.

Komiteti teknokratik palestinez synon të menaxhojë shërbimet publike ditore në Gazë si një administratë tranzitore, pa lidhje politike me Hamasin, nën mbikëqyrjen e një Këshilli të Paqes  ndërkombëtar të kryesuar nga presidenti Trump.

Ndërmjetësit si Egjipti, Katari dhe Turqia e kanë mirëpritur këtë hap, duke shpresuar se do të përmirësojë situatën humanitare dhe do të hapë rrugën për rindërtim.

Plani i Trump-it me 20 pika, i negociuar dhe i nënshkruar në tetor 2025, ka arritur një armëpushim të brishtë që nga tetori, me lirimin e pengjeve të gjalla dhe disa të vdekur, por sfidat mbeten të mëdha: çarmatimi i Hamasit, kthimi i pengjeve të mbetura, rritja e ndihmës humanitare dhe siguria afatgjatë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme