Masakra e Reçakut, prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jep lajmet

Kosovë | 10 muaj më parë

Prezantuesja e RTK-së ka shpërthyer në lot gjatë edicionit informativ ku po transmetonte lajmin për Masakrën e Reçakut, ngjarje kjo e cila i riktheu asaj edhe njëherë dhembjen e vrajses së babait të saj nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.

“241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista, shkruar dhe 200 video-incizime, janë argumenteët e ekspozuar në muzeun e masakrës në Krushtë të Madhe të Rahovecit. 15 JANARI, dita e gjenocidit serb mbi popullatën civile, rikthen dhembjen te familjarët që humbën të dashurit e tyre në pranverën e ’99-ës”, tha mes lotësh prezantuesja.

Masakra e Reçakut është një prej ngjarjeve më tragjike në historinë e fundit të Kosovës. 

 Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon ta ketë kryer këtë masakër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme