Machado takohet me Trump, i dhuron medaljen e Nobelit të Paqes

Amerikë | 9 muaj më parë

Udhëheqësja e opozitës venezuelase, María Corina Machado, i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump medaljen e çmimit Nobel me të cilin ajo u nderua vitin e shkuar. Gjestin, Machado e krahasoi me atë të markezit La fajet I cili luftoi në luftën revolucionare të Amerikës, dhe në 1825-ës I dhuroi Simon Bolivarit, një nga etërit themelues të Venezuelës moderne,  një medalje të artë ku ishte gdhendur fytyra e Xhorxh Uashingtonit.

“Dhe pas 200 vitesh, populli i Bolivarit po i kthen trashëgimtarit të Uashingtonit një medalje, në këtë rast, medaljen e çmimit Nobel për paqen, si njohje për angazhimin e tij unik ndaj lirisë sonë”, u shpreh Macado, pasi u takua për të parën herë me Trump në shtëpinë e bardhë , një takim ky që u zhvillua javë pas kapjes dhe vënies nën akuzë nga drejtësia amerikane e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro. 

Ndërkohë lëvizjen e Machados, Trump e cilësoi gjest të mrekullueshëm respekti reciprok.  Presidenti amerikan nuk ka pranuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendoi fitore në presidencialet e para dy viteve në atë vend. Por takimin me krye opozitaren e Venezuelës e konsideroi nder të madh ndërsa Machadon e quajti një grua të mrekullueshme që ka hequr shumë. 

Pas takimit, Machado foli për mbështetësit e mbledhur pranë portave të Shtëpisë së Bardhë, të cilëve iu tha në spanjisht “mund të mbështetemi tek presidentit Trump. I paraqita presidentit të ShBA-ë medaljen e çmimit Nobel për paqen”, vijoi ajo më pas në anglisht. 

Trump, i cili nuk e ka fshehur aspak dëshirën për tu nderuar me çmimin Nobel për paqen, shprehu zhgënjim pasi ky çmim iu dha Machados vitin e shkuar. Para pak ditësh, krye opozitarja venezuelase u shpreh se do të dëshironte ta ndante çmimin me Trump, por komiteti Nobel qartësoi se çmimi nuk ishte i transferueshëm.

Pasi shpallet fituesi i një çmimi Nobel, ky i fundit nuk mund të hiqet, ndahet apo të transferohet. Vendimi është përfundimtar, nënvizoi komiteti në një deklaratë, sipas të cilit medalja që shoqëron çmimin edhe mund të ndryshojë pronar, por kjo nuk mund të ndodhë me titullin e një laureati të çmimit Nobel për paqen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme