“Ku ka si Tirona”, premierë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nis sezonin e ri artistik të vitit 2026 me koncertin “Ku ka si Tirona”.
Një mozaik këngësh dhe vallesh, ku Tirana rrëfehet përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive. Koncerti vjen mbrëmjen e datës 19 dhe 20 janar premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, por shënon edhe nisjen e ciklit “Thesaret e shpirtit”.
Në këtë koncert veç artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të jenë te ftuar dhe këngëtarët Irma Libohova, Armaldo Kllogjeri dhe Greta Zani.
“Për mua është kënaqësi dhe pa filluar koncerti ndjejë emocionin e sallës. Besoj do jetë një koncert shumë i bukur”, u shpreh këngëtarja Irma Libohova.
Në këtë premierë, tradita vjen e gjallë, e interpretuar si një udhëtim artistik.
“Thesaret e shpirtit” synon të rigjallërojë vlerat artistike dhe të ndërtojë një urë midis brezave, duke treguar se trashëgimia shpirtërore është jo vetëm pasuri historike, por edhe frymëzim për krijimtari të re artistike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




