Rama: Agjenci e re për planifikimin dhe projektimin, asistencë për bashkitë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një agjencie të re, e cila do të ketë si mision rritjen e cilësisë së planifikimit dhe projektimit në nivel vendor.
“Të bëjmë një hap më tutje për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit. Agjencia e re që do të krijohet do të ketë si objektiv dhe mision që të jetë një forcë e shtuar dhe të asistojë bashkitë në planifikim, duke krijuar një kanal më të shpejtë ndërveprimi, qoftë për zonat e zhvillimit, qoftë për projektet e lejeve të ndërtimit, si dhe për godinat me karakter social, shkolla, kopshte, çerdhe”, u shpreh Rama.
Sipas tij, kjo agjenci pritet të shfrytëzojë kapacitetin e arkitektëve të huaj dhe studiove vendase që bashkëpunojnë me ta, duke sjellë standarde më të larta në projektimin urban dhe social. Rama tha se plani i reformës për krijimin e saj është pothuajse drejt përfundimit dhe pritet të vihet në zbatim në një kohë të afërt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




