Tifozët e Real-it kërkojnë “kokën” e Florentino Perez

Në minutën e gjashtë të ndeshjes që po luan aktualisht Real Madrid përballë Levantes ka nodhur një episod, i cili nuk pritej. Tifozët prezent në “Santiago Bernabeu” kanë kërkuar largimin e Florentino Perez-it. “Florentino, dimisión”, ishin thirrjet e tifozëve.
Shkarkimi i Xabi Alonso-s pas humbjes së Superkupës së Spanjës dhe eliminimi i turpshëm nga Albacete në Kupë kanë qenë shkaqet që kanë shtyrë tifozët të kërkojnë largimin e presidentit legjendar të skuadrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




