Censusi dimëror i shpendëve në Shqipëri – Monitorimi i biodiversitetit nga Liqeni i Shkodrës në Prespë

Sociale | 10 muaj më parë

Në Liqenin e Shkodrës ka nisur këtë fundjavë censusi dimëror i shpendëve ujorë, një proces monitorimi që synon vlerësimin e gjendjes së biodiversitetit. Të dhënat paraprake tregojnë rritje të numrit të shpendëve, veçanërisht të pelikanit kaçurrel, megjithëse shumë specie mbeten ende të rrezikuara.

“Janë rreth 280 lloje shpendësh ndër këto 168 janë të kërcënuara dhe është një numër i konsuderueshëm sipas listës së kuqe, por ka dhe lloje të rralla që furnizohen në Liqenin e Shkodrës”, u shpreh biologia Aurora Pirovic.

Ndërkohë, në Parkun Kombëtar të Prespës është zhvilluar censusi vjetor i shpendëve dimërues, ku specialistët bëjnë me dije se numri i shpendëve dhe larmia e specieve mbeten të qëndrueshme krahasuar me një vit më parë, ndërsa janë evidentuar edhe specie të rralla.

Ekspertët theksojnë se censusi mbetet një mjet kyç për mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme