Kategoria e Parë në RTSH/ Tola shpëton Laçin, nuk ka fitues në supersfidën Pogradeci-Besa

Kanë përfunduar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Mbyllet pa fitues dhe pa gola supersfida Pogradeci-Besa, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Laçi merr një fitore në frymën e fundit, pasi ka mposhtur 2-1 Kukësin falë një goli të shënuar nga Tola në minutat shtesë të ndeshjes.
Kastrioti fiton 1-0 derbin kundër Ilirisë, ndërsa Burreli fiton 2-0 në shtëpi përballë Apolonisë. Artan Bano debuton me fitore në krye të Lushnjës, pasi lagunarët mposhtin 2-0 Korabin në “Roza Haxhiu”.
Sfida Skënderbeu-Luftëtari, që po luhet tani (nisi në orën 16:00) mbyll javën e 18-të të Kategorisë së Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




