Napoli në emergjencë të plotë, ndalet dhe Rrahmani për një problem muskulor

Itali | 10 muaj më parë

Nuk ka qetësi te Napoli, ku vazhdon emergjenca nga dëmtimet. Kundër Sassuolo erdhi fitorja pas 3 barazimesh, por trajneri Conte ka humbur edhe tre lojtarë të tjerë për shkak të problemeve fizike.

Elmas, Rrahmani dhe Politano kanë shtuar dhimbjen e kokës për Antonio Conte. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të një problemi muskulor, duke u zëvendësuar nga Buongiorno.

Politano u dëmtua në momentin kur Conte i kishte përfunduar ndërrimet dhe ai qëndroi në fushë vetëm për sa për figurë.

Nëse Elmas nuk shqetëson, dëmtimet e Rrahmanit dhe Politano ngrejnë alarmin te Napoli në prag të sfidës së Champions-it të martën në mbrëmje. Për t’u vlerësuar është edhe situata me Neres, që nuk ishte as në stol për ndeshjen e sotme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme