Letërsia për fëmijë/ Xhahid Bushat: Mungesë të zërit kritik dhe vëmendjes institucionale
Prurjet në letërsinë shqipe për fëmijë gjatë viteve të fundit kanë njohur rritje, si nga autorët vendas, ashtu edhe nga përkthimet e letërsisë botërore.
Megjithatë, sipas shkrimtarit të njohur për fëmijë, Xhahid Bushati, kjo gjini vazhdon të vuajë nga një mungesë e theksuar e kritikës letrare, element kyç për vlerësimin dhe orientimin e krijimtarisë cilësore
Duke iu referuar edhe mospërfshirjes së letërsisë për fëmijë, së bashku me disa gjini të tjera të krijimtarisë letrare, në edicionin e fundit të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Bushati thekson se vërehet një mungesë vlerësimi dhe vëmendjeje institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme të kulturës
Një tjetër sfidë serioze me të cilën përballet sot letërsia për fëmijë lidhet me përdorimin gjithnjë e më të gjerë të teknologjisë, e cila po e largon vëmendjen e fëmijëve nga libri.
Sipas shkrimtarit Bushati kultivimi i dëshirës për lexim mbetet një proces i domosdoshëm dhe afatgjatë dhe rolin kryesor në këtë drejtim e kanë familja, shkolla dhe mjedisi shoqëror.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




