Ukraina ka nevojë për 27 mld dollarë pajisje ushtarake, BE bën gati planin financiar

Ukraina ka nevojë për të paktën 27 miliardë dollarë në pajisje ushtarake. Siç raportojnë mediat ukrainase duke iu referuar burimeve jashtë Bashkimit Evropian (kryesisht SHBA) në vitin 2026 dhe sipas dokumenteve negociuese BE planifikon të shpenzojë 60 miliardë euro për mbrojtjen e Ukrainës si pjesë e një pakete më të madhe mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, e rënë dakord në dhjetor 2025.
Kjo është një shumë rekord që udhëheqësit evropianë shpresojnë ta ringjallë bazën industriale ushtarake evropiane dhe të mbajë funksionimin e forcave ukrainase gjatë 2026-ës.
Por BE-ja ose nuk mund të përputhet me sistemet e prodhuara në SHBA, ose nuk i prodhon mjaftueshëm shpejt.
Kjo përfshin teknologji kyçe të mbrojtjes ajrore si sistemet Patriot, municione dhe pjesë rezervë për flotën e avionëve F-16 të Ukrainës.
Gjermania dhe Holanda argumentojnë se deri në një të katërtën e parave të caktuara për mbrojtje duhet të shkojnë për armë të prodhuara jashtë BE-së, duke i lejuar Ukrainës të blejë këto kapacitete thelbësore nga burime jo-BE, sidomos nga Shtetet e Bashkuara.
Ambasada e BE-së në Kiev nuk e konfirmoi as nuk e mohoi shifrën e 27 miliardëve dollarë, duke thënë se është vlerësim i Ukrainës, por theksoi se BE-ja është partneri financiar më i madh dhe më i qëndrueshëm i Ukrainës.
Varësia e Ukrainës nga armët amerikane nxjerr në pah situatën e vështirë të vendeve evropiane: ato varen nga teknologjia amerikane për të mbështetur Kievin, edhe pse deklaratat gjithnjë e më të hapura të Presidentit amerikan Donald Trump për Grenlandën kanë futur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave.
Më 17 janar, Trump tha se SHBA do të vendosë tarifa ndaj disa vendeve evropiane, pas mbështetjes së tyre publike për Danimarkën kundër kërcënimeve amerikane për aneksimin e Grenlandës. BE-ja thuhet se po përgatit tarifa hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë rreth 93 miliardë euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




