Kontreras është heroi i Partizanit, Teuta “dorëzohet” në shtesë

Partizani vuan, por arrin që të mposht 2-1 Teutën në “Arenën e Demave”, falë një goli të shënuar nga Kontreras në minutat shtesë. Toma kaloi në avantazh “të kuqtë” në pjesën e parë, por durrsakët barazuan në pjesën e dytë me Jazxhi.
Ka qenë e bukur dhe plot emocione sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Partizani mbyll pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Toma. Teuta reagon në pjesën e dytë dhe barazon shifrat me Jazxhi.
Në minutat shtesë është Kontreras, ai që shënon golin e dytë për Partizanin dhe vulos fatin e këtij takimi. Mbyllet 2-1 sfida në “Arenën e Demave”.
Me këtë sukses Partizani ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe parakalon Teutën (po aq pikë) në klasifikim, duke u ngjitur në vendin e 5-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



