Konflikt mes dy shoferëve në Krujë, qëllohet për vdekje me sende të forta 57-vjeçari, arrestohet autori

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”. Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se një 57-vjeçar është qëlluar për vdekje me sende të forta nga një 28-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia menjëherë pas vrasjes.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona që mund të ketë dijeni për ngjarjen, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.       

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme