Ministri Gonxhja në Pazarin e Krujës: Mbështeta e artizanatit, ekonomisë lokale dhe turizmit kulturor, prioritet i rëndësishëm

Gjatë vizitës në Krujë, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u ndal në Pazarin e Krujës, me artizanët dhe sipërmarrësit vendas, të cilët përmes punës së tyre ruajnë identitetin kombëtar dhe promovojnë produktet Made in Albania si vlera autentike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ministri thekson se mbështetja e artizanatit, e ekonomisë lokale dhe e turizmit kulturor mbetet një prioritet i rëndësishëm, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, punësim dhe promovim dinjitoz të Shqipërisë si destinacion me rrënjë të forta kulturore dhe potencial të madh turistik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




