Netanyahu pranon ftesën e Trump për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Botë | 9 muaj më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i bashkohej Bordit të ri të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Njoftimi i kryeministrit izraelit vjen pasi ai fillimisht e kundërshtoi propozimin e Trump, pas përfshirjes së Ministrit të Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan dhe diplomatit të Katarit Ali Al-Thawadi si anëtarë të emëruar në një “Bord Ekzekutiv të Gazës” të veçantë.

Sakaq Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Hungaria, Kazakistani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnami tashmë e kanë konfirmuar anëtarësimin e tyre.

Cili është misioni i Këshillit të Paqes?

Misioni i këtij organi do të jetë “promovimi i stabilitetit” në botë. “Këshilli i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe legjitime, si dhe të garantojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura nga ose të kërcënuara nga konflikti”, thuhet në hyrje të kartës së dërguar vendeve të ftuara për të marrë pjesë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme